Presidenti gjerman: Jam i shqetësuar për sigurinë e "Euro-2016"
Presidenti gjerman, Joachim Gauck, ka thënë se ndihet i shqetësuar lidhur me sigurinë e kampionatit Evropian të futbollit në Francë. Kështu ka njoftuar agjencia gjermane DPA.

“Kur mendoj për Evropianin, sigurisht që jam i shqetësuar, si shumë të tjerë në Evropë. I shqetësuar të shoh që kjo festë paqësore mund të tronditet”, ka thënë shefi gjerman i shtetit.

“Fqinjët tanë kanë grumbulluar disa eksperienca të hidhura dhe sigurisht që janë shumë të tensionuar. Ata kanë investuar shumë për të garantuar sigurinë”, ka thënë më tej Gauck, duke iu referuar Francës.

Për të evituar sulme të reja gjatë Euro-2016 që fillon sot në mbrëmje me ndeshjen hapëse Francë-Rumani, qeveria franceze ka vendosur në vend 90 mijë policë, xhandarë dhe agjentë privatë të sigurisë./Albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori