Presidenti i Akhisarit presion Cikalleshit: Të pres deri për Bajram, më pas ...
Sokol Cikalleshi ka qenë një nga pikat më të forta të Akhisarit në pjesën e dytë të sezonit. Bomberi i Kombëtares u huazua nga Basaksehir dhe e udhëhoqi ekipin për të siguruar shpejt mbijetesën.

Për këtë, ka qenë vetë presidenti i klubit që ka bërë me dije se për shqiptarin është bërë edhe oferta për të qëndruar në skuadër.

“Kemi bërë ofertën tonë dhe presimCikalleshi të përgjigjet pozitivisht. E duam në skuadër edhe për sezonin tjetër, mirëpo nuk mund të presim shumë gjatë.

Atij dhe çdo futbollisti që ne e kemi në plane i kemi ofruar qëndrimin. Pas të dielës, e cila korrespondon edhe me festën e Bajramit, nuk do të presim askënd dhe do të nisim planet tona”, ka deklaruar Huseyin Eryuksel.

Kujtojmë që Cikalleshi ka shënuar 7 gola në 995 minuta aktivizim në kampionat.
Shtuar më 22/06/2017, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori