Presidenti i Atletico Madridit sulmon Griezmann: Na zhgënjeu, kemi prova për të
Enrique Cerezo pretendon se Atletico Madrid ka prova, që tregojnë se Barcelona ka rënë dakord me Antoine Griezmann para se të futej në fuqi reduktimi i klauzolës së lirimit të francezit në 120 milionë euro.

Klubi katalanas e konrmoi nënshkrimin me
Griezmann për pesë vitet e ardhshme të premten. Kampioni i botës me Francën njoftoi përpara përfundimit të sezonit të La Liga-s se do të largohet nga “Rojiblancos” këtë verë.

Megjithatë, Atletico Madrid beson se sulmuesi ka rënë dakord me Barcelonën që marrëveshja të kryhet pasi të reduktohej klauzola e lirimit nga 200 milionë euro në 120 të tilla, nga 1 korriku.

Prandaj, kryeqytetasit pretendojnë se duhen paguar edhe
80 milionë euro shtesë për ta, që të ratikohet transferimi.


Cerezo, presidenti i klubit, tha se kishte dëshmi që Griezmann dhe Barcelona negociuan qysh herët dhe planikuan të kalonte 1 korriku për të zyrtarizuar kontratën mes tyre. "Nëse klubi e ka bërë këtë deklaratë, atëherë ka prova, - tha ai
për RAC1. - Ne duhet ta studiojmë situatën dhe do të kërkojmë shumën, që e konsiderojmë të nevojshme". Barcelona, e cila thuhet se planikon ta prezantojë Griezmann në “Camp Nou” të dielën, ende nuk iu është përgjigjur pretendimeve të Atletico Madrid. Cerezo tregoi qejfmbetje ndaj Griezmann, i cili konrmoi në maj se do të largohet nga Atletico Madrid: “Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i tij. Antoine donte të largohej, por nuk na tregoi deri në minutën e fundit"
Shtuar më 13/07/2019, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori