Presidenti i Atleticos dhe Griezmann i përgjigjen Ribery-s
Franck Ribery surprizoi me deklaratën e tij, ku shprehej se Antoine Griezman-it i mungon vazhdimësia ndaj nuk mund të konsiderohet një lojtar i madh, por vetëm pak orë më vonë, edhe sulmuesi i talentuar i Atleticos ju përgjigj:

Ribery ka të drejtë në këtë aspekt, për të qenë të sinqertë, por unë jam i sigurt se jam në rrugën e duhur për t’u përmirësuar. Pastaj është e qartë se çdokush ka opinionin e tij.

Për babain tim dhe për tifozët e AtleticosMadridit jam më i miri në botë. E përsëris, kam ndërmend të vazhdoj të punoj fort. Të shohim në fund të karrierës se çfarë lojtari do jem bërë, kam ende 10 vjet përpara”.

Ndëkrohë që reagoi më ashpër AtleticosMadridit, Enrique Cerezo: Ribery është plakur paksa dhe duhet t’ia falim gjërat që thotë, ka qenë një lojtar i madh”.

Shtuar më 14/10/2016, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori