Presidenti i Atleticos: Nuk ia kemi frikën Realit
Presidenti i Atletico Madrid Enrique Cerezo beson se ekipi i tij është në formë të shkëlqyer përpara finales së Ligës së Kampioneve.

Real Madridi ka qenë kundërshtari i Atleticos në Lisbonë dhe do të jetë sërish në San Siro, teksa presidenti i Atleticos ka "kërcënuar" Realin.

“Unë e shoh Atleticon më të fortë, më të përgatitur dhe më fizik. Shumë njerëz kanë pritur që ne të eliminohemi nga Bayerni dhe askush nuk po na mirënjeh për suksesin që kemi arritur”, tha presidenti i klubit të Atletico Madrid.

Cerezo shtoi se ekipi duhet të jetë optimist me qëllim që të fitojë.

"“Kjo ndeshje është e madhe. Nëse nuk jemi optimist s’mund të fitojmë. Do të jetë e komplikuar sepse na duhet fat dhe lojë e mirë. Nuk do ta ndërroja kundërshtarin. Ata kanë 10 tituj të kampionit, më së shumti nga të gjithë, por ne duam të fitojmë. Në futboll nuk ka frikë, por vetëm respekt”, theksoi ai. /Albeu.com/
Shtuar më 25/05/2016, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori