Presidenti i Barcelonës jep lajmin e madh për Griezmann
Antonie Griezmann është shumë pranë Barcelonës. Lidhur me çështjen e fituesit të Kampionatit Botëror ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Në konferencën e sotme për shtyp, i pari i klubit katalunas ka pranuar interesimin e Barcelonës për Griezmann.

"Barcelona ka shfaqur interesim për Griezmann. Dje, shefi ekzekutiv i klubit, Oscar Grau është takuar me zyrtarin e Atletico Madridit, Miguel Angel Gil", tha Bartomeu.

Përveç Griezmann, kampioni në fuqi i Spanjës synon edhe transferimin e Neymar da Silvas nga Paris Saint-Germain.
Shtuar më 05/07/2019, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori