Presidenti i Barcelonës pranon takim me Messin vetëm me këtë kusht
Situata e Lionel Messit te Barcelona mbetet e tensionuar.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë përmes përfaqësuesve të tij ka kërkuar një takim me drejtuesit e Barcelonës, për një ndarje miqësore.

Por, siç ka mësuar Mundo Deportivo, Josep Maria Bartomeu, do të ulet në tryezë me Messin apo babanë e tij vetëm për rinovimin e kontratës, që do të ishte rinovimi i dhjetë për yllin argjentinas.

Klubi është i vendosur në qëndrimin e tij, për të mos negociuar largimin e Lionel Messin, duke dashur që ai të vazhdojë të mbetet lojtar i Barcelonës.

Te Barcelona janë të vetëdijshëm për fuqinë që ka Manchester City, dhe për dëshirën e tyre për transferimin e Messit.

Ata nuk duan të përforcojnë ndoshta rivalin kryesor të tyre në Ligën e Kampionëve me lojtarin më të mirë në botë.
Shtuar më 30/08/2020, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori