Presidenti i Barçës ka një deklaratë të rëndësishme për të ardhmen e Messit
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është shfaqur në televizionin katalanas për të folur në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit. Numri një i katalanasve theksoi se po vijojnë negociatat për të nënshkruar kontratën e re me argjentinasin.

“Dua që t’i siguroj të gjithëve se nuk ka asnjë ngërç mes dy palëve. Kam pasur bisedime me Messin dhe rinovimi është çështje kohe. Nuk dua të komentoj mediat të cilat kohët e fundit kanë nxjerrë lajme të pa vërteta pasi Messi nuk ka refuzuar kontratën dhe është treguar i gatshëm për të nënshkruar me klubin tonë.

Ai është lojtari më i mirë në botë prandaj ne duam të nënshkruajmë me të dhe ai dëshiron të nënshkruajë për ne. Rinovimi i Messit është çështje thelbësore për Barcelonën dhe në rast se do të merret një vendim menjëherë do të bëhet publike”, u shpreh Bartomeu që shpjegoi se është në tratativa dhe me futbollistë të tjerë.
Shtuar më 14/01/2017, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori