Presidenti i Barcelonës kërkon të braktis blaugranët
Josep Maria Bartomeu mund të lërë postin e presidentit të Barcelonës në 2018 edhe pse mandati i tij i përfundon në vitin 2021.

Mediat spanjolle shkruajnë se Bartomeu ka deklaruar se është i lumtur që është president i Barcelonës, por ngjarjet e viteve të fundit në klub e kanë lodhur jashtë mase dhe këtu flitet edhe për çështjen “Neymar” apo ristrukturimin e klubit.

Ai kërkon të largohet pasi të ketë përfunduar procesin e rinovimeve të kontratave më futbollistët aktual të klubit blaugrana, ku prioritet mbetet ai me Lionel Messi-n, për të cilin po punohet në heshtje të plotë.
Shtuar më 10/02/2017, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori