Boatengut i është treguar dera pas tetë viteve në
Bayern.
Presidenti i
Bayern Munich, Uli
Hoeness, është shprehur qartë për sa i përket situatës së Jerome
Boateng.
Hoeness e ka këshilluar 30-vjeçarin që të largohet për një aventurë te re.
Boateng ishte afër transferimit në PSG vitin e kaluar, por në fund mbeti te klubi nga “Allianz Arena” dhe gjatë gjithë sezonit, ishte vetëm rezervist – bëri 28
paraqitje në të gjitha garat.
"Do t’i këshilloja të largohet nga klubi sepse mendoj se ka nevojë për një sfidë të re. Ai duket si hija e vetvetes kështu që do t’i këshilloja si një mik, të kërkonte një skuadër të re. Dera për të nuk është e mbyllur, pasi ai ka akoma një kontratë me ne," është shprehur
Hoeness.
Boateng është pjesë e
Bayern Munich që nga viti 2011.
Ai ka bërë 286
paraqitje për kampionin e Gjermanisë, ka realizuar 8 gola. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2019,
ora 19:07