Presidenti i Bayern: Sane po vjen
Bayern Munchen nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të pasur në skuadër Leroy Sane.

Trajneri i Manchester Cityt në një intervistë më parë ka hedhur poshtë mundësinë që gjermani të bashkohet me kampionët e Bundesligës.

“Për një kohë të gjatë (Bayern) flasin për interesin e tyre, por Leroy është lojtari ynë dhe shpresojmë se ai mund të qëndrojë sezonin e ardhshëm dhe sezonin e ardhshëm dhe sezonin e ardhshëm“, kishte deklaruar Pep Guardiola.

Por presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge thotë se shpresat e Bayernit për të sjellë Sanen në “Allianz Arena” ende nuk kanë përfunduar dhe se Guardiola nuk mund ta di çfarë po ndodh.

“Nuk e di nëse Pep e di se çfarë po ndodh në klubin e tij, nuk ka asnjë ide, le të presim,” tha Rummenigge për Bild .

“Nëse ka diçka për të njoftuar, atëherë ne do ta bëjmë këtë, por nuk është aq larg“, përfundoi numri një i Bayernit.
Shtuar më 21/07/2019, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori