Presidenti i Bayernit me deklaratë thumbuese për Ancelottin
Pëlqej
Drejtori i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka mbrojtur emërimin e trajnerit të ri, Niko Kovac për sezonin e ri futbollistik.

“E keni parë që edhe kampionët e Champions League mund të dështojnë,” shprehet Hoeness duke thumbuar Ancelottin.

“Prandaj i kemi bërë gjërat ndryshe këtë herë. Kemi marrë një trajner që nuk ka fituar asgjë akoma. Mbase do të bëjë të kundërtën”, përfundoi Hoeness.

Ancelotti e ka fituar tre herë trofeun e Champions League përpara se të merrte drejtimin e Bayernit (2003 dhe 2007 me Milan dhe 2014 me Real Madrid).

Por në Munich ai fitoi vetëm Bundesligën dhe në sezonin e dytë është shkarkuar pas disfatës 3-0 ndaj Paris Saint-Germain. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori