Presidenti i Cardiff tregon nëse do t’ia paguajë Nantes shumë e transferimit të Emiliano Sala
Pëlqej
Presidenti i Cardiff, Mehmet Dalman, ka thënë se skuadra e tij do t’i bëjë pagesën Nantes për transferimin e Emiliano Sala, nëse për këtë është e detyruar.

“Natyrisht, nëse ne jemi të obliguar për të paguar, sigurisht që do ta bëjmë. Ne jemi një klub i nderuar”, ka deklaruar presidenti i Cardiff.

“Por nëse nuk jemi, dhe ka disa anomali në këtë, atëherë me siguri që unë si kryetar dhe mbrojtësi i interesave të klubit do të shohim dhe do të mbajmë pozicionin tonë. Kjo është ajo që po bëjmë”.

“Ne jemi ende në procesin e grumbullimit të informacionit dhe ky proces do të vazhdojë, dhe kur të arrijmë një nivel ku do të kemi informacione të mjaftueshme, unë jam i sigurt që do të ulemi me Nantes për të ecur përpara”, përfundoi Dalman. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori