Presidenti i Catanias pranon se ka blerë 5 ndeshje
“Antonino Pulvirenti ka konfirmuar se ka blerë ndeshjet e futbollit duke filluar nga takimi Varese-Catania dhe se i ka blerë për 100 mijë euro secilën”. Këtë e ka bërë të ditur prokurori i Catanias, Giovanni Salvi, pasi ka marrë në pyetje presidentin e Catanias.

“E ka bërë për të shpëtuar Catanian”, ka shtuar Salvi, që më pas ka saktësuar se Pulvirenti “ka mohuar të ketë vënë baste mbi këto ndeshje”. Ndeshjet e trukuara janë Varese-Catania, Catania-Trapani, Latina-Catania, Ternana-Catania, Livorno-Catania. /Albeu.com/
Shtuar më 29/06/2015, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori