Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit hedh poshtë dështimin e këtij sezoni: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele
Gravina, e ka hedhur poshtë idenë e dështimit të këtij
sezoni në
Serie A, duke këmbëngulur se ai do të rinisë në
korrik ose gusht.
Debati se a do të anulohet plotësisht
sezoni 2019/20 për të hapur rrugë për sezonin e ri 2020/21 është duke vazhduar, me koronavirusin që po tregon shenja të vogla të ngadalësimit njëherë për njëherë.
Përkundër kësaj,
Gravina këmbëngul se
Serie A mund të kompletohet këtë sezon, veçanërisht duke ditur se Kampionati Evropian 2020 dhe Lojërat Olimpike 2020 janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
"Për sa të jem në gjendje nuk do ta humbasë shpresën e rinisjes së këtij
sezoni. Do të bëj gjithçka për ta bërë të mundur. E kam të vështirë të heq dorë", tha
Gravina.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit:
Serie A rikthehet në
korrik dhe gusht
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele
Gravina, e ka hedhur poshtë idenë e dështimit të këtij
sezoni në
Serie A, duke këmbëngulur se ai do të rinisë në
korrik ose gusht.
Debati se a do të anulohet plotësisht
sezoni 2019/20 për të hapur rrugë për sezonin e ri 2020/21 është duke vazhduar, me koronavirusin që po tregon shenja të vogla të ngadalësimit njëherë për njëherë, transmeton Gazeta Express.
Përkundër kësaj,
Gravina këmbëngul se
Serie A mund të kompletohet këtë sezon, veçanërisht duke ditur se Kampionati Evropian 2020 dhe Lojërat Olimpike 2020 janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
"Për sa të jem në gjendje nuk do ta humbasë shpresën e rinisjes së këtij
sezoni. Do të bëj gjithçka për ta bërë të mundur. E kam të vështirë të heq dorë", tha
Gravina.
"Jam i vetëdijshëm se është shumë herët të mendohet për datën, por duhet të mendojmë pozitivisht. Do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA ta rinisim sezonin në
korrik dhe gusht", theksoi ai.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 09:25