Presidenti i Fiorentinës i hap "luftë" Juventusit: Nuk fiton kurrë Champions
Roko Komizo po kthehet shumë shpejt në një anti-juventin të mirëfilltë.

Presidenti i ri i Fiorentinës, i cili pak muaj më parë bleu klubin e qytetit të Firencës, është kthyer përsëri të flasë për Juventusin, një klub të cilin tifozeria vjollcë e sheh si armik të përbetuar që kur i mori nga duart Roberto Baggon.

Komizo, që në ditët e tij të para në Itali bëri bujë kur u shfaq me shallin e famshëm "Juve merda". Sot, ai ka shtuar dozën e armiqësisë me juventinët, duke u tallur me faktin që nuk arrijnë të fitojnë në arenën ndërkombëtare.

"E kam thënë edhe disa vite më parë, nuk është diçka e mirë nëse në Itali fiton gjithmonë Juventusi. Ata duhet të fitojnë edhe jashtë Italisë, por kur luajnë në Ligën e Kampioneve, kthehen në shtëpi me duart bosh”, ishte batuta e tij sot për Juventusin. "Futbolli italian duhet të jetë më i ekuilibruar dhe ndoshta, pas ndonjë viti, edhe Fiorentina mund të fitojë diçka", premtoi ai.
Shtuar më 23/07/2019, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori