E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Inter-Atalanta (VIDEO)
Presidenti i gjigantit të Seria A bën thirrjen e papritur ndaj UEFA-s
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka bërë thirrje që Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës të shfuqizohen, duke sugjeruar se nevojitet një ndryshim i madh për t’i kënaqur dwshirat e përkrahësve për argëtim.

Liga e Kampionëve gjithmonë ka qenë trofeu më i lakmuar në nivel klubi, me klubet më të mira në Evropë që garojnë kundër njëra-tjetrës në fazën grupore dhe në fazën e eliminimit direkt, transmeton Gazeta Express.

Liga e Evropës, në anën tjetër, ka funksionuar si niveli i dytë për ekipet nën nivelin elitar, ndërsa fituesit të saj në vitet e fundit i është garantuar një vend në sezonin pasues të Ligës së Kampionëve.

Ky format ka funksionuar në mënyrë efikasve për dekada të tëra, por De Laurentiis ka propozuar një ide për zëvendësimin e këtyre dy garave me një super ligë të fortë prej 80 ekipeve.

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës duhet të hiqen”, tha De Laurentiis për II Corriere della Sera.

Liga e Kampionëve tani është çmim vetëm për disa të përzgjedhur, derisa Liga e Evropës është bërë më shumë çmim ngushëllimi”, shtoi ai.

“Do të më pëlqente ideja e një turneu të vetëm me 80 ekipe në vend të këtyre dy turneve. Shtatë ekipe e para nga pesë ligat kryesore, italiane, franceze, angleze, gjermane dhe spanjolle dhe katër ekipet e para nga ligat e tjera të marrin pjesë në të”, shpjegoi ai.
Shtuar më 06/05/2019, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori