Presidenti i Juventus-it tregon kapitenin e ardhshëm
Pëlqej
Pas konfirmimit të tërheqjes së Gianluigi Buffon nga futbolli duke i dhënë lamtumirën Juventusit pas 17 vitesh, një tjetër konfirmim vjen nga klubi torinez.

Ka qënë presidenti i Juventus, Andrea Agnelli që ju ka dhënë fund pyetjeve të ngritura mbi zëvendësuesin si kapiten të Buffon.

Ai ka konfirmuar se tashmë pasuesi i shiritit të kapitenit do të jetë Giorgio Chiellini.

“Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë Giorgio Chiellini. Ai luan prej 13 vitesh në klubin tonë dhe në këto vite ka pasur si kapiten Buffon. Tani do të marrë shirtin,” – tha Agnelli.

Edhe Buffon e mirpriti këtë mendim duke thënë: “Për mua Chiellini do të ishte zgjidhja ideale pasi është figura e duhur për të udhëhequr ekipin brenda dhe jashtë fushës së lojës.” /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori