Presidenti i Juventusit e pranon që është i interesuar për Pep Guardiolën
Pas aludimeve se Juventusi po tentonte të arrinte një marrëveshje me trajerin aktual të City-t, Pep Guardiolën përforcohen edhe nga deklarata e fundit e Agnellit.

Presidenti i Juventusit ka thënë që Juventusi dëshiron që Guardiola një ditë të jetë trajner i kësaj skuadre mirëpo kjo gjë është vështirë që të ndodhë.

Po ashtu Agnelli ka treguar që Juventusi ka menduar për mundësinë e sjelljes së Guardiolës në Torino mirëpo ai tha që kjo gjë mund të jetë e pamundur për shkak që ai është i lumtur në ligën angleze, transmeton IndeksOnline.

Agnelli foli edhe për trajnerin aktual Maurizio Sarrin për të cilin u shpreh i lumtur që është trajner i kësaj skuadre.

"Ne jemi shumë të lumtur me Sarrin. Gjërat janë vendosur për tre vjet, forca e ideve të tij do të vijë me vazhdimin e tyre në kohë, dhe kjo është përparësia" u deklarua presidenti i Juventus.
Shtuar më 25/02/2020, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori