E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Presidenti i Juves mbështet Ronaldon ndaj akuzave për përdhunim
ronaldo0000
Presidenti i skuadrës së Juventusit, Andrea Agnelli i ka dalë në mbrojtje yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo që akuzohet për përdhunim.

“Kur ka probleme, unë prirem t’i shoh njerëzit në sy. U bëj atyre pyetje të drejtpërdrejta dhe përgjigjen e gjykojnë vetë. Unë jam shumë i qetë, pasi kam folur drejtpërdrejt me të, menjëherë sapo ka dalë çështja. Pozicioni dhe sjellja e Ronaldos në ditët dhe javët që pasuan vetëm konfirmuam ndjenjën time fillestare.

Është një rast personal, por kam folur me Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, të cilëve iu kërkova t’i thonë Cristianos se dera dhe porta e Juventusit do të jenë gjithmonë të hapura, sa herë që të ketë nevojë për diçka. Ne jemi këtu për ta përkrahur atë dhe e njëjta gjë vlen për çdo njeri te Juventusi, kur ata kanë nevojë për ndihmë dhe kur jemi të bindur se sillen si duhet”, tha Andrea Agnelli. /albeu.com/

Shtuar më 26/10/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori