Presidenti i klubit spanjoll "qeveri në vete", do të lejojë ndeshjet me tifozë
Spanja është një nga vendet më të prekura nga Koronavirusi, ku janë regjistruar raste të shumta të infektuarish dhe viktimash.

Në këtë situatë, qeveria spanjolle ka dhënë dritën jeshilë për rifillimin e kampionatit, por me kushtin që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve, për të mos rrezikuar infektimin me këtë virus.

Të gjithë kanë rënë dakord me këtë, duke parë edhe rrezikshmërinë e madhe që paraqet prania e tifozëvestadium.

Megjithatë presidenti i klubit të Las Palmas, skuadër e cila militon në La Liga 2, është shprehur se ai do i lejojë tifozët e tij të jenë të pranishëm në stadium për ndeshjet në shtëpi.

"Tifozët e Las Palmas kanë mundësinë të jenë në stadium, për ndeshjet që ne do të zhvillojmë në shtëpi, duke filluar që nga ajo kundër Gironës më 13 qershor. Zona jonë është një zonë e sigurt nga Koronavirusi dhe nuk ka rrezik për njerëzit. Ne mund të bëhemi i vetmi klub në shtetet e mëdha, që do i luajmë ndeshjet me tifozë", u shpreh Angel Ramirez.
Shtuar më 01/06/2020, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori