Presidenti i La Liga: Ronaldo dhe Griezmann nuk largohen
Pëlqej
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka habitur të gjithë me një deklaratë të lëshuar për mediat spanjolle duke thënë se ai beson se Ronaldo e Griezmann nuk do të largohen nga klubet e tyre aktuale.

“Mendoj se Cristiano do të qëndrojë në Real Madrid dhe Antoine Griezmann në Atletico”, tha Javier Tebas për Onda Cero.

Kjo deklaratë vjen pas shumë speklulimesh për të dy lojtarët që i kanë lidhur shumë me një largim të mundshëm nga ekipet e tyre aktuale.

Ronaldo vetëm pak çaste nga fitimi i kupës së 13-të të Champions League deklaroi se është në dilemë për fatin e tij në Madrid dhe do shikonte një mundësi largimi.

Nga ana tjetër edhe francezi Griëzman është lidhur shumë më një transferim te Barcelona dhe thuhet se palët kanë rënë dakort dhe pritet vetëm zyrtarizimi formal. /albeu.com/





Shtuar më 11/06/2018, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori