Presidenti i Leipzigut flet për të ardhmen e Werner
Nuk është më sekret që Timo Werner është në qendër të merkatos së Europës, ku Real Madrid, Arsenal, Chelsea apo Bayerni I Mynihut janë në gjurmët e sulmuesit të Leipzigut.

Presidenti i klubit, Oliver Mintzlaff, hedh poshtë çdo mundësi largimi, të paktën në janar, për sulmuesin 21-vjeçar, duke sqaruar se ka patur një takim me Bayernin.

Ai deklaroi se me Rummeniggen ka biseduar për shumë gjëra, por asnjë fjalë për Werner, i cili është i blinduar nga klubi me një kontratë deri në vitin 2020. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2017, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori