Presidenti i Luganos: Me Sadikun jemi në Europë
Armando Sadiku është transferuar në Zvicër te Lugano dhe ka entuziasmuar tërë stafin e skuadrës.

Trajneri ishte i pari që ka shprehur atë që mendon për Sadikun, ndërsa i dyti ishte presidenti, që ka shprehur objektivat me sulmuesin shqiptar në ekip.

Angelo Renzeti, është shprehur shumë optimist duke thënë se tani objektivi i skuadrës, është Europa.

“Para së gjithash për ne kjo është një mundësi e rëndësishme edhe për kupat e Europës. Ne jemi të vetëdijshëm se me Sadikun, sidomos, në fazën sulmuese mund të bëjmë gjëra interesante. Është e qartë se me këtë lojtar do të përpiqemi të të bëjmë më mirë se në fazën e parë. Shpresojmë që pas lëndimit ai të rikthehet dhe të bëjë më të mirën”, ishin fjalët e presidentit të Luganos. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori