Presidenti i Milanit jep lajmin e madh për tifozët
Presidenti i Milan, Paolo Scaroni ka dhënë një lajm jashtëzakonisht të gëzueshëm për tifozët e skuadrës.

Scaroni ka konfirmuar se skuadra do të provoj të kryej një tjetër transferim të madh, nëse Fair Play Financiar ua lejon këtë gjë.

“Kemi dy ‘male’ të mëdha për t’i ngjitur. Rezultatet pozitive dhe rezultatet financiare” ka thënë fillimisht Scaroni.

“Kur takoj ndonjë tifoz të entuziazmuar dhe më pyet ‘President pse nuk nënshkruani me ndonjë emër të madh?’, unë përgjigjem, sigurisht, nëse FFP e lejon këtë” ka thënë tutje ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori