Presidenti i Milanit në telashe, Prokuroria kërkon dënimin me 6 vite burg
Si të mos mjaftojnë rezultatet negative në javët e fundit, një tjetër telash për Milanin.

Bëhet fjalë për presidentin Paolo Skaroni, i cili rrezikon të dënohet me 6 vite burg, pasi akuzohet për korrupsion ndërkombëtar për çështjen Saipem-Algeri.

Skaroni doli i pafajshëm në shkallën e parë, teksa pas apelimit të bërë, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 6 vite dhe 4 muaj burg.

Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në të gjitha mediat italiane dhe jo vetëm, teksa pritet të mësohet me mjaft kureshje se cili do të jetë fati i presidentit të Milanit.
Shtuar më 13/11/2019, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori