Presidenti i Napolit tregon arsyen pse mori Gatusson
Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka folur për zgjedhjen e trajnerit të ri, Gennaro Gattuso. Kreu i klubit të kaltërt shpreson që të rikthehet Napoli i mëparshëm, me lojë të shpejtë, që sulmon dhe bën një lojë të bukur me modulin 4-3-3. Për këtë arsye ka zgjedhur edhe ish-teknikun e Napolit.

"E zgjodha Gattuson sepse te Milani praktikonte modulin 4-3-3 dhe Napoli njihet në gjithë Europën për aplikimin e atij moduli loje. Për fat të keq nuk mund të marrim gjithmonë atë që kemi imagjinuar. Gattuso e di çfarë duhet të bëjë. Duhet të ketë durim, ndonjë mund ta kujtojë se si e kemi aplikuar modulin 4-3-3, kurse disa të tjerë duhet ta asimilojnë atë", thotë presidenti i Napolit.

De Laurentiis është ngacmuar edhe për Zlatan Ibrahimovic dhe përgjigja e tij vjen me stil, sikurse edhe për kalimin e Mertens tek Interi. “Ibrahimovic është një njeri i jashtëzakonshëm. E kam njohur më parë, është njeri i fortë, me karakter dhe personalitet.

Kemi menduar për të kur ishte Ancelotti, pasi mund të mbulonte një rol të caktuat. Për momentin, para se të mendoj për të, kam një prioritet tjetër: "Të rikthejmë një skuadër që duhet të luajë ndryshe, me një mbrojtje që nuk duhet të bëjë ato gabime që u panë me Parmën dhe që luan më lart", thotë kreu i klubit të Napolit.

"Mertens tek Interi? Ai ka një kontratë të tillë që mund të shkojë kudo, përveçse në një klub tjetër në Itali. A është e qartë tani?", përfundon De Laurentiis, i cili pret rikthimin e Napolit te rezultatet pozitive.
Shtuar më 16/12/2019, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori