Presidenti i Napolit nuk toleron, lista e 'spastrimeve' kap edhe Hysajn
Aurelio De Laurentis, nuk do ta lërë të kalojë me qetësi revoltën e lojtarëve të Napolit, pas ndeshjes me Salzburgun, teksa refuzuan të grumbullohen dhe shkuan në shtëpitë e tyre.

Siç raporton prestigjiozja "Gazzetta Dello Sport", presidenti në merkaton e janarit nuk do të tolerojë dhe do të kalojë në spastrime, me ose pa pëlqimin e trajnerit.

Kjo media bën me dije se në qendër të "ciklonit" janë "kapot e revolucionit": Mertens, Insigne, Allan, Callejon. Gjithashtu në merkato do të dalin edhe Ghulam e Hysaj. Ndërsa për Koulibaly do të pritet oferta më e mirë, pasi shihet si një aset i madh i klubit.

Duket se De Laurentis këtë herë e ka shumë seriozisht dhe inati i tij nuk përjashton as Ancelottin, të cilit duket se i është dhënë afat dhe dy ndeshje për të rikthyer skuadrën te fitorja.
Shtuar më 11/11/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori