Presidenti i PSG gjobitet me 18 milionë euro nga gjykata e Egjiptit
Pëlqej
Problemet nuk kanë fund për për presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifin.

Pronari i klubit francez, që po mundohet të administrojë çështjen “Neymar”, ku është gjobitur nga një gjykatë në Egjipt me 18 milionë euro.

Sipas asaj që publikohet në faqen “Le Parisien”, Al-Khelaifi, i cili në të njëjtën kohë është edhe president i rrjetit televiziv “BeinSports” akuzohet se ka thyer ligjin e konkurrencës në vendin afrikan.

Sipas gjykatës, kompania “BeinSports” i detyroi klientët e platformës satelitore “Nilesat” të ndërrojnë atë me një operator nga Katari, i cili ka të drejtën e transmetimit të programeve të kanaleve të rrjetit “BeinSports”.

Megjithatë më 30 janar, e njëjta gjykatë gjobiti këtë rrjet televiziv dhe presidentin e tij me një gjobë të njëjtë për të njëjtën akuzë, por me fakte të ndryshme.

Kjo gjobë vjen vetëm pak muaj pasi FIFA deklaroi hapjen e hetimeve për presidentin e PSG-së, që akuzohet për korrupsion për të drejtat televizive për Botërorët 2026 dhe 2030. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori