Presidenti i Real Madridit mbledhje urgjente me agjentin e Ronaldos
Presidenti i klubit të Real Madridit ka bërë një mbledhje urgjente me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.

Kjo ka ardhur pas zërave që qarkulluan ditët e fundit për një kalim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Serie A, te Juventusi.

Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse 5 herë fituesi i “Topit të Artë” dhe kampion në fuqi i Europës me Portugalinë e Realin, do të qëndrojë apo jo në Madrid.

Perez nuk dëshiron ta zgjasë shumë diskutimin, edhe pse pritet të kuptohet nëse ai do të tentojë të ndryshojë diçka në përpjekjen për rinovimin me CR7, apo do të marrë në konsideratë ofertat e mundshme për shitjen e tij.

Juventusi duket i gatshëm, e një ditë më parë u përfol se mund të jetë i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për Realin dhe 30 milion euro në sezon, për 4 vitet e ardhshme, për yllin portugez. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori