Presidenti i Real Madridit nuk u ndahet "thumbave" për CR7
Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit, si cdo vit tjetër ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e aksionerëve duke bërë disa deklarata të bujshme.

Ndër të tjera Perez nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen "Ronaldo", ku megjithëse është treguar i kujdesshëm nuk ka hezituar që ta thumbojë yllin portugez.

Ronaldo është pjesë e historisë së këtij klubi, sepse është golashënuesi më i mirë i historisë sonë dhe miti i tij do të trashëgohet brez pas brezi si pasardhësi i denjë i Alfredo Di Stefanos. E falënderojmë për gjithçka ka bërë për Realin dhe Cristiano e di mirë se ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij." ka thënë fillimisht Perez.

"Gjithsesi, tani e në vazhdim nuk do të ketë më kurrë mundësi që të firmosim me futbollistë, të cilët duan të fitojnë para në shpatullat e klubit tonë” ka shtuar ai më pas. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori