Presidenti i ri i Palermos: I lumtur që më njohin dhe shqiptarët!
Paul Baccaglini prej dy javësh është presidenti i ri i Palermos, pasi ka marrë drejtimin e këtij klubi nga Mauricio Zamparini. Për ish-prezantuesin televiziv, ka pasur shumë kureshtje pasi mendohej se nuk kishte njohuri për futbollin.

Por ai ka marrë si fillim vlerësime pozitive nga njerëzit dhe nuk e ka fshehur faktin se deri tani, janë të shumtë tifozët dhe të rinjtë që e kanë ndalur në rrugë për t’i kërkuar foto apo edhe autograf. Gjithsesi, lumturinë më të madhe duket se Baccaglini e ka përjetuar sot në qytetin e Palermos, shkruan Panorama Sport.

“Dua t’ju them diçka, këtu në rrugët e Palermos, sot më kanë ndalur edhe tifozët e Shqipërisë që luan ndaj Italisë. Më thanë ‘E dimë se kush je! Je presidenti i Palermos’. Fantastike”, tregoi ai me krenari para mediave italiane.
Shtuar më 24/03/2017, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori