Presidenti i Romë-s sulmon ish-drejtorin sportive të klubit
Presidenti i Roma-s James Pallotta ka sulmuar Monchi-n pas komenteve të bëra kur u pyet për arsyen e largimit nga klubi.

Monchi u shpreh të hënën se ai dhe Roma donin të shkonin në drejtime të ndryshme, por Pallotta e bëri të qartë se spanjolli kishte kontroll të plotë si drejtor sportiv.

"Më surprizuan deklaratat e Monchi-t në një intervistë kur tha se donteshkonte në drejtim tjetër me tonin," shprehet 61-vjeçari.

Që në fillim, isha shumë i qartë për drejtimin që duhet të shkonte klubi dhe prandaj kemi paguar shumë para për të sjellë Monchi-n.

Që në ditën e parë doja trajnerë të nivelit të lartë, staf teknik të nivelit të lartë, staf mjekësor të nivelit të lartë, rekrutues të nivelit të lartë dhe një organizim të nivelit të lartë.

I dhashë Monchi-t çelësat e klubit. I dhashë 100% kontroll për të emëruar stafin që donte dhe lojtarët që donte. Po të shihni rezultatet tona, është e qartë se nuk ka funksionuar.

Gjatë nëntorit, kur sezoni ynë po shkonte keq, e pyeta nëse kishte një plan B. Ai më tha se plani B ishte të vazhdonte me planin A. Kështu që kur dëgjoj nëpër intervista se pronarët donin t’i bënin gjërat ndryshe dhe prandaj u largua, më tregoni se çfarë donte Monchi të bënte ndryshe?
I dhamë kontroll të plotë dhe tani rrezikojmë të mbetemi jashtë Top 3 për të parën herë që prej viti 2014.” /albeu.com/


Shtuar më 18/03/2019, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori