Presidenti i Romës optimist për shanset e ekipit në fitimin e titullit kampion
Presidenti i Romës, James Pallotta ‘shtie lart’, teksa e thotë me bindje se skuadra mund të shpallet kampione këtë sezon.

Paraqitjet e mira në këto muaj të parë dhe përballja me sukses, me kundërshtarë të një niveli të lartë, ka bërë që optimizmi në kampin verdhekuq të rritet ndjeshëm.

“Prej disa vitesh po punojmë për të ndërtuar një skuadër, që të jetë e aftë të garojë për titullin. Besoj se këtë vit jemi në rrugën e duhur dhe mjaftueshëm të fortë, për t’u shpallur kampionë të Italisë. Skuadra e ka treguar fuqinë e saj në përballje si ato ndaj Chelsea-t, apo derbi”, tha presidenti i verdhekuqve. /Albeu.com/
Shtuar më 24/11/2017, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori