A duhet vazhduar
kampionati në këtë sezon në Itali apo duhet
mbyllur këtu? Kjo është pyetja që bën shumëkush, edhe pse UEFA ka shtyrë aktivitetet e saj në mënyrë që
kampionatet të përfundojnë.
President i Serisë A, Masimo Ferrero, është i qartë se aktualisht për Italinë është e pamundur që të mbyllë
kampionatet gjatë kësaj vere dhe do të shkatërronte sistemin.
“Si duhet të jetë Seria A vitin e ardhshëm? E njëjta me këtë vit. Për mua
kampionati përfundon
këtu. Vitin e ardhshëm mund të luhet me 22 skuadra. Benevento që ka 69 pikë në Serinë B nuk mund të rrijë e të shohë”, tha ai.
Ndërkohë, edhe luftën për titull e sheh të
mbyllur pasi të vazhdohet thjesht për të nxjerrë një kampion, do të krijonte probleme të mëdha për pjesën tjetër. “E di që Lotito do të më urrejë, por kështu është jeta, për mua përfundon
këtu, me këto pozicione në renditje. Ky është drejtimi që duhet të ecim. Le të marrim një hipotezë, që na japin një muaj përgatitje nga 4 prilli deri më 4 maj për t’u kthyer në fushë. Do të duhet të luajmë 12 ndeshje. Atëherë do të mbërrijmë në gusht. Por çfarë do të ndodhë me kampionatin pasardhës? Sipas meje duhet të mendojmë për atë që vjen pas, jo për atë që ka ndodhur më parë”, theksoi ai.
Shtuar më 24/03/2020,
ora 21:59