Prej pak kohësh në mediat italiane qarkullonte lajmi se
presidenti i Brescias, Massimo
Cellino mund të ishte
infektuar nga
virusi famkeq, Covid-19.
Tani më ky lajm është konfirmuar nga vetë
Cellino, i cili në një prononcim të fundit ka treguar se është
infektuar dhe e bija, ndërsa shton se ka kryer analizat mjekësore në
spital. Ai tregon se lodhje të tepërt dhe dhimbje në kocka, simptoma karakteristike të koronavirusit.
"Pas dy javësh qëdnrimi në izolim në Kaljari, shkova në
spital për t’u kontrolluar. U zbulua se ime bijë ka koronavirus, ndërsa djali im jo. Gjithashtu edhe unë jam mbartës i këtij
virusi. Simptomat? Kam lodhje të tepërt dhe dhimbje në kocka", u shpreh së fundmi
presidenti i Brescias Massimo
Cellino.
Shtuar më 19/04/2020,
ora 10:50