Presidenti i Tottenhamit hap thesin, super premio nëse fiton Champions-in
Askush nuk do ta mendonte që në fillim të sezonit skuadra e Tottenhamit do të shkonte deri në gjysmëfinale të Champions-it.

Tottenham Hotspur po shkon drejt përmbylljes së një sezoni historik për skuadrën e tyre.

Për arritjen deri në gjysmëfinale, lojtarët e Tottenhamit tashmë kanë të sigurt një premio prej 2 milionë paundë, por kjo premio do të rritet nëse fitohet trofeu.

Mediat në Angli raportojnë se lojtarëve të Tottenhamit u është premtuar 5 milionë paundë nëse fitojnë Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë Tottenhami në gjysmëfinale do të takohet me holandezët e Ajaxit, dhe në rast të kalimit në finale, atje e pret Barcelona apo Liverpooli.

Shtuar më 19/04/2019, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori