Presidenti i UEFA-s: Do shkurtojmë afatin e merkatos
Pëlqej
"Jam në favor të shkurtimit të kohës së merkatos verore”. Ky është qëndrimi i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në një intervistë për “The Times”. I vendosur për të revolucionarizuar ligjet e menaxhimit të futbollit europian thekson se tashmë ka ardhur momenti që diçka të ndryshojë dhe UEFA po monitoron situatën me kujdes.

“Në këndvështrimin tim nuk është normale që lojtarët ta nisin sezonin me një skuadër dhe ta vazhdojnë pak ditë më vonë me një skuadër tjetër. Në këtë pikë ka shumë paqartësi prandaj mendoj se duhet të shkurtojmë kohën e mbylljesmerkatos”, thekson slloveni.

Një deklaratë që i paraprin mbledhjes së 20 presidentëve të klubeve të Premier League, të cilët do të hedhin hapin e parë në këtë drejtim, raporton Super Sport. Ata do të votojnë të enjten për të ndryshuar datën e mbylljesmerkatos në Angli. Sipas Ligës Angleze të Futbollit, minimalisht 14 presidenbtë duhet të votojnë në favor të ndryshimeve që do ta mbyllnin merkaton e shitblerjes së futbollistëve përpara startit të Premier League. Nëse një praktikë e tillë do të ishte alikyar edhe sezonin aktual, atëherë absurdi i rastit Alex Oxlade-Chamberlain nuk do të ksihte ndodhur.

Ish sulmuesi i Arsenalit që u aktivizua në humbjen 4-0 në LIverpool, tashmë do të veshë fanellën e skuadrës së Klopp pasi finalizoi transferimin dhe në pjesën e dytë të sezonit do të sfidojë ish skuadrën e tij me të cilën nisi rrugëtimin sezonal.
Shtuar më 06/09/2017, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori