Presidenti i UEFA-s: Po i shqyrtojmë këto "bamirësit" e PSG-së
Pëlqej
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në intervistën e tij të fundit ka ironizuar me strategjinë e merkatos së Paris Saint-Germain së bashku me benefiktorët e tyre nga Katari.

Sipas tij është e qartë se projekti i Fair Play Financiar duhet të përditësohet vazhdimisht së bashku me lojën moderne. Gjithçka kakrijuar debat dhe UEFA nuk ka ndërmend të bëjë premtime të rreme, Ceferin tha se po bëhet gati një proçes për të parandaluar klubet nga prodhimi i kontratave fiktive dhe sponsorizimeve për të rritur buxhetin e tyre përtej mjeteve të tyre, përcjell Albeu.com.

Ai gjithashtu tha se PSG e mbaroi atë që kishte për të thënë tani është koha ta thotë UEFA. Ai tha se UEFA ka filluar shqyrtimin e merkatos parisjene. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori