Presidenti i UEFA-s tregon arsyen pse mungoi Ronaldo në mbrëmjen gala
Ndarja e çmimeve nga UEFA pati shumë surpriza.

Por një surprizë të madhe e bëri Cristiano Ronaldo i cili nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Mediat sportive raportojnë se ai kishte zgjedhur të mos vinte në shenjë proteste në këtë ceremoni për shkak se kishte zbuluar se nuk do të fitonte çmimin “futbollisti më i mirë i vitit”.

Ketë e ka pohuar edhe trajneri, Allegri duke thënë se Ronaldo ka të drejtë që të zhgenjëhet.

Megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në një prononcim për mediat, e ka hedhur poshtë këtë teori duke u shprehur se 33-vjeçari ka lajmëruar që nuk do të vinte vetëm pak orë përpara nisjes së ceremonisë, duke mos dhënë asnjë arsye specifike.

“Është e vështirë të thuhet, prisnim që ai të vinte dhe disa orë para se të fillonin na njoftonin se nuk do të vinte. Kjo është ajo që di, çdo pyetje për Cristiano Ronaldon duhet t’ia bëni atij, jo mua. Ndoshta i ndodhi diçka e papritur, më lejoni të jem optimist”, u shpreh kreu i UEFA.

“Ata nuk e dinë se kush është fituesi, është më interesante. Modric ishte krejtësisht i çuditur, i befasuar; është shumë e rëndësishme për mua që të di një gjë: që trajnerët e Ligës së Kampionëve dhe Europa League dhe 55 gazetarë nga 55 vende të hedhin vetëm 1 votë" përfundoi numri një i UEFA. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori