Presidenti i UFC: McGregor dhe Khabib do të përballen sërish
Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se mund ta organizojë një përballje tjetër mes, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, gjatë vitit 2019.

Ai ka thënë se është duke u përpjekur që t’i sjellë të dy yjet e këtij sporti sërish në kafaz.

Në tetor të vitit 2018 ndeshja midis McGregor dhe Nurmagomedov në Las Vegas, përfundoi në kaos.

Si pasojë atletët u kritikuan ashpër për sjelljet e tyre, por gjithashtu ndeshja tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori