Presidenti motivon Neymarin për të fituar "Topin e Arte"
Pëlqej
Presidenti Naser El Khelaifi nuk ka ngurruar t'a motivojë Neymarin në garën për Topin e Artë. Madje ai ka zgjedhur paratë si motivim për braziliani.

“Ne do të ndihmojmë Neymarin që të fitojë Topin e Artë”, do të shprehej trajneri i PSG-së, para disa ditëve, por kjo me sa duket do t’i kushtojë ca miliona klubit kryeqytetas.

Në kontratën e nënshkruar mes brazilianit dhe PSG-së, Neymar do të shpërblehet me një bonus prej 3 milionë eurosh, nëse arrin të fitojë Topin e Artë. Ky bonus është i barabartë me pagën e një muaji, që Neymar përfiton në Paris dhe duket se ka më shumë efekt stimulus. /Albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori