Presidenti Veronës: Napoli për pak e bleu Kumbullën
Presidenti Veronës, Maurizio Setti, ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, ku ka folur për dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën. Kujtojmë që mbrojtësi dardan tashmë është pjesë e napolitanëve në bazë të marrëveshjes së arritur që në muajin janar.

Rrahmani: Napoli ka blerë një profesionist të vërtetë. Rrahmani ende nuk ka shfaqur të gjithë potencialin e tij dhe jam i sigurt se me fanellën e kaltër do të tregojë cilësi edhe më të mira. Ka goditur shumë herë shtyllën gjatë këtij sezoni, por mund të përmirësohet edhe sa u përket golave. Është shumë i shpejtë, një mbrojtës i kompletuar dhe nuk besoj se do të ketë probleme nëse luan në një mbrojtje me katër. Është futbollist shumë inteligjent dhe nën drejtimin e Gattusos mund të kompletohet më tej.

Kumbulla: Në janar pati një interes serioz nga Napoli, por koha ishte e kufizuar dhe futbollisti kërkoi të mendohej. Ishte arsyeja e vetme pse nuk u transferuar te Napoli. Tani janë disa skuadra që e ndjekin. Është një djalë plot talent e që do të ketë karrierë në klub të madh.
Shtuar më 10/08/2020, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori