Presidentja e Kroacisë: Nuk kam mjaftueshëm para për të parë në stadium ndeshjen ndaj Anglisë
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic i ka bërë të gjithë për vete në Botërorin “Rusi 2018”, me mbështetjen e madhe që ajo tregoi për kombëtaren kroate.

E njohur si një tifozë e zjarrtë, ajo ka befasuar disi duke thënë se nuk beson se do ta ndjekë në stadium ndeshjen midis Anglisë dhe Kroacisë për shkak të financave të saj.

“Ishte ndeshje e bukur në Botëror, me emocione. I përgëzoj lojtarët dhe trajnerin Dalic. Tifozët brohorisnin pa ndalur dhe kjo gjë më pëlqente. Nuk e di nëse do të jem në stadium. Unë do të shkoj për të parë finalen në tenis të Davis Cup dhe dyshoj se mund të kem mjaftueshëm para për të parë edhe këtë ndeshje”, deklaroi Kitarovic.
Shtuar më 17/11/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori