Prestigjozia spanjolle shpërthen ndaj yllit të Juves: Shumë flokë dhe pak mend
Vonesa e Adrien Rabiot për t’u kthyer në Torino ku po e pret skuadra e tij, Juventusi për rifillimin e sezonit nuk është kaluar lehtë nga mediat.

Francezi u akuzua nga mediat italiane se kishte vonuar rikthimin në Itali si një formë proteste për uljen e rrogave, por francezi ironizoi me këto deklarata kundër tij, duke lënë të kuptohet se këto janë thjesht thashetheme.

Mirëpo, Rabiot nuk i ka shpëtuar as mediave në Spanjë. Është pikërisht “Mundo Deportivo”, media pranë Barcelonës, ajo që kritikon francezin,

“Shumë flokë dhe pak mend,” shkruan “Mundo Deportivo” për Rabiot, i cili në vitin 2018 kishte arritur marrëveshje për t’u transferuar në Kamp Nou, ama në fund mamaja e tij, që shërben si agjente, kërkoi më shumë bonuse dhe marrëveshja u prish.
Shtuar më 14/05/2020, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori