Prestigjozja britanike: Juventusi ka bërë gati ofertën për Zinedin Zidane
Pasi e njoftuan sot shkarkimin e Sarrit, klubi i Juventusit thuhet se ka gati ofertën për teknikun e Realit, Zinedin Zidane.

Siç raporton gazeta britanike, "Daily Mail", Juve është e interesuar që ta ketë në shtabin teknik francezin, Zidane.

Ndërkaq, si opsion të dytë në rast se Zidane nuk pranon t’i bashkohet kampionëve italian do të jetë ish-tekniku i Tottenhamit, Pochettino.

Gjithmonë sipas gazetës, marrëveshja mes Zidane për te klubi i Juventusit do të bëhet publike brenda pak ditëve.

Shtuar më 08/08/2020, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori