Aventura e Christian
Eriksen me fanellēn e Interit është drejt fundit dhe kjo ështē konfirmuar jo
vetëm nga marrëdhënia e tij e ftohtë me trajnerin
Conte, por edhe nga deklaratat e Marottës, se
zikaltrit nuk do të mbajnë asnjë lojtar jashtë dëshirës së tyre.
Fantazisti danez u transferua në Milano në muajin janar, kur
zikaltrit shpenzuan rreth 27 milionë euro për kartonin e tij, por përshtatja me futbollin italian ka munguar dhe për rrjedhojë edhe aktivizimi nga
Conte ka qenë me pikatore.
Kështu në 4 sfidat e fundit
Eriksen ka qëndruar në pankinë dhe është aktivizuar
vetëm pak minuta ndan Realit të Madridit, atëherë kur gjithçka ishte vendosur sa i përket rezultatit, ndërsa vetë
Eriksen është ankuar vazhdimisht në daljet për mediat për aktivizimin e paktë.
Për fantazistin danez ka shfaqur interes të fortë Arsenali, që kërkon ta rikthejë në Londër, aty ku
Eriksen shkëlqeu për disa sezone me fanellën e Tottenhamit. Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta e simpatizon shumë danezin dhe ka dhënë miratimin për transferimin e tij, por mungon ende marrëveshja ekonomike mes klubeve.
Kjo pasi në një situatë krize të shkaktuar nga pandemia, Interi e ka të qartë që asnjë klub nuk i ofron më shumë se 20 milionë euro për kartonin e
Eriksen, ndaj është më e prirur drejt shkëmbimit për të regjistruar edhe një plusvalencë të rëndësishme në bilanc.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 11:35