Pretendentët e Euro 2012
Tre muaj e gjysmë nga starti zyrtar i turneut të futbollit Euro 2012 favoritët kanë nisur përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë për të synuar shpalljen kampion në “Kontinentin e Vjetër”.

Zhvillimi i ndeshjeve miqësore këtë mesjavë u ka shërbyer trajnerëve për të eksperimentuar në formacione, por përvec kësaj ka ndryshuar edhe koeficientët e skuadrave pretendente. Në vendin e parë mbetet Spanja, në të dytin Gjermania me koeficientin katër për t’u shpallur kampion ndërsa zgjedhja e tretë, sipas kompanive të basteve, është Holanda.

Pas fitores në transfertë ndaj Anglisë, tulipanët janë në vendin e tretë për fitimin e europianit, me një koeficient 8.5. Italia është zëvendësuar me Francën pas ndeshjeve të fundit. Skuadra e Prandellit kuotohet me shifrën 15 kundrejt koeficientit 13 për “gjelat” e Loran Blanc. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori