Prezantimi dhe stërvitja e parë, Falcao: Ja pse zgjodha United (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Zgjodha Manchester United sepse këtë vit fua të fitoj një trofe". Kështu shprehet Radamel Falcao në lidhje me arsyet që e shtynë të lerë Monacon. "Kishte edhe klube të tjera që interesoheshin për mua, si Real Madrid, por zgjodha Manchester United edhe për Van Gaal, një prej teknikëve më të mirë në botë", është shprehur kolumbiani.

Duke folur pak anglisht dhe pak spanjisht "El Tigre" shtoi: "Shpresoj të qëndroj shumë vite te Manchester United dhe të bëjë historinë me këtë klub. Që kur isha te Porto dhe Atletico Madrid kam ëndërruar gjithmonë të luajë në një skuadër si kjo".

Radamel Falcao dhe Daley Blind kanë kryer edhe prezantimin zyrtar te "Djajtë e Kuq", ndërsa më pas iu bashkuan menjëherë skuadrës që në fundjavë do të ndeshjet me QPR-në. Ndeshje në të cilën pritet të aktivizohen të gjitha blerjet e verës së Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori