Prezantimi i projektit të bashkëpunimit midis TORINO FC dhe Akademisë ALI DEMI
Akademia e futbollit AS ALI DEMI e themeluar në vitin 2000 me pasionin dhe dëshirën për futbollin dhe edukimin e brezave në këtë sport, ka në organikën e saj trajnerë profesionistë me të gjitha licencat përkatëse që i bën ato profesioniste të mirëfilltë dhe një numër prej 250 nxënësish nga moshat 6 deri në 14 vjec.

Rezultatet e arritura në këto vite janë pasqyra më e mirë e suksesit të punës tonë. Me impenjim dhe përkushtim kërkojmë të cojmë punën tonë në një nivel më të lartë nëpërmjet një bashkëpunimi me një prej shkollave të futbollit më të sukseshme dhe më me traditë në Itali dhe në botë.

Torino FC i themeluar në vitin 1906, pervec historisë që ka shkruar për vite me rradhë në majat e një prej kampionateve më të fortë e më të bukur në botë, Seria A Italiane, është një ndër klubet më të avancuara e më me eksperiencë për sportistët e rinj, shkollat e futbollit.

Pas prezantimit të projekteve reciproke u vu re se në shumë pika idetë, filozofitë dhe eksperiencat ishin të njejta dhe për këtë qëllim, drejtuesit e klubit vendosën të fillonin një bashkëpunim me Akademine AS Ali Demi për 3 vitet në vazhdim. Torino Fc ka 39 shkolla futbolli në të gjithë rajonet dhe provincat e Italisë dhe me datë 02 shtator 2016 firmosim marrveshjen e parë më një shkollë futbolli të huaj sic është Akademia As Ali Demi. Një marreveshje e një rëndësie të vecantë për sa i perket përmirësimit dhe njohjes së sportit, në vecanti futbollit tonë në arenën ndërkombetare.

Në të vërtetë Torino Fc do të jetë një dritare e hapur për prespektiven Europiane të futbollit tonë.

Do të marrin pjesë në prezantimin e projektit, në perfaqësim të Torino Fc:

z. Antonio COMI drejtor i përgjithshem i Torino FC
z. Massimo BAVA drejtor i shkollës së futbollit të Torino Fc
z. Teodoro Coppola drejtor i akademisë së futbollit të Torino FC
znj. Lindita NIKOLLA Ministre e Arsimit dhe e Sportit
z. Erion VELIAJ Kryetar i Bashkisë Tiranë.
z. Viron BEZHANI President i Komitetit Olimpik Kombëtar

Programi i ditës:

Ora 13:30 - Prezantimi i projektit të binjakëzimit midis As Ali Demi dhe Torino FC.
14:45 - Aperitiv Cocktail pranë strukturës tonë
Ora 15:30 – 17:30 ’Open Day’’

Prezantimi i projektit në fushën e lojës, 250 nxënës të akademisë tonë nën drejtimin e trajnerëve të Torino Fc do të zhvillojnë një seance stervitore dhe demostruese.

Ora 21.00 – Darkë e përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e klubit, personalitetet dhe miqtë gazetar, të cilët do të kenë rastin të takojne më afër dhe të thumbojnë me pyetje këdo që të kenë interes.

Adresa: Kompleksi Sportiv "Ali Demi"
Rr. Ali Demi nr 1 Tirane.
Tel: 068 20 80 878
Shtuar më 01/09/2016, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori